Princi Leka po i shpëton drejtësisë duke u mbyllur në Fermën VIP?
“Ferma VIP” hap dyert më datë 22 mars nën drejtimin e Fjoralba Ponarit dhe Bes Kallakut. Emrat e fermerëve tanë të rinj një pjesë janë bërë publike zyrtarisht. Noizy, Sinan Hoxha, Adrola Dushi, Çiljeta Xhilaga do të jenë pjesë e fermës më të famshme në vend.
Ndërsa vetëm pak më parë ma qarkulluar një listë në TikTok ku thuhet se edhe emra si Princ Leka e Sara Gjordeni (e cila sapo ka dalë nga BBV) do t’i bashkohen fermës.
Lista po bën xhiron e rrjetit dhe ka shkaktuar mjaft habi pikërisht për dy emrat e sipërpërmendur të cilët janë në qendër të medias, rrjetit dhe publikut të gjerë aktualisht.
Nuk dihet sa e vërtetë është lista dhe me sa duket emri i Princit, Sarës dhe tiktokerit Dionis Biba janë të shënjuara, që nuk tregon nëse janë të konfirmuar megjithatë mbetet të presim – gjithçka mund të ndodhë deri më 22mars.
Kujtojmë se princi Leka është me një çështje të hapur me drejtësinë shqiptare, pasi akuzohet nga ish-bashkëshorja Elia Zaharia, se ka ushtruar dhunë ndaj të atit të saj.
Megjithatë derisa drejtësia të thotë fjalën e saj, mesa duket Princi do të jetojë jetën e një fermeri.
Burimi: lajme.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip