logo
Polemika pas sfidës Lacio-Milan, ish-arbitri Mareli: Ja ku gaboi Di Bello dhe VAR-i

Polemika pas sfidës Lacio-Milan, ish-arbitri Mareli: Ja ku gaboi Di Bello dhe VAR-i

2 Mars, 2024
0:42

Supersfida mes Lacios dhe Milanit, krijoi polemika të shumta, teksa 3 lojtarë të skuadrës kryeqytetase u ndëshkuan me karton të kuq, duke bërë që ekipi i Sarrit ta mbyllte sfidën me 8 lojtarë.

Në një reagim të bërë për DAZN pas ndeshjes, ish-arbitri Luka Mareli u shpreh se kartoni i kuq i tretë i dhënë për mesfushorin francez Guenduzi, për një reagim ndaj Pulisiç la shumë dyshime.

Sipas tij kishte elemente për një ndërhyje nga VAR për të anuluar përjashtimin.

Mareli është i mendimi se gjesti i mesfushorit francez nuk ishte për karton të kuq.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Studimi: Përdorimi i marijuanës nxit atakun kardiak dhe goditjen në tru
lexo artikullin