Po udhëtonin nga Amsterdami drejt SHBA, një grup krimbash filluan të binin si shi mbi kokat e njerëzve në avion!
Pasagjerët që udhëtonin nga Amsterdami drejt Detroit në Shtetet e Bashkuara janë përballur me një përvojë të tmerrshme gjatë fluturimit. Vetëm një orë pas ngritjes, fluturimi i tyre u kthye në makth, kur një grup krimbash filluan të binin si shi mbi kokat e njerëzve në bord. Shkaku ishte prej disa peshqve të kalbur që një pasagjer i kishte mbështjellë me gazetë dhe i kishte vendosur në bagazhin e dorës.
Kur stjuardesat gjurmuan burimin e problemit, burri përgjegjës u befasua nga reagimi i neveritshëm i shoqëruesve të tjerë të udhëtimit. Piloti njoftoi se fluturimi do të kthehej në aeroportin Schiphol të Amsterdamit dhe kompania u kërkoi falje pasagjerëve, të cilët hipën në fluturimin e parë të disponueshëm.
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip