logo
“Plehrë!”/ Çfarë ndodhi në “BBV”? Egla shpërthen në mallkime ndaj Rozës

“Plehrë!”/ Çfarë ndodhi në “BBV”? Egla shpërthen në mallkime ndaj Rozës

3 Mars, 2024
11:32

Egla shpërtheu në ofendime dhe mallkime ndaj Rozës, pasi gjatë një debati mes tyre në dhomën e gjumit, moderatorja i përmendi faktin që s’ka fëmijë.

Roza kërkonte që Egla të mos i drejtohet vajzave me gjuhë ofenduese, teksa iu drejtua “ke fëmijë ti?”, por Egla Ceno nuk e ka pritur mirë këtë, dhe e quan prezantuesen një femër kokëboshe dhe budallaqe.

 “Ke fëmijë t’i Egla? Si mund t’i drejtohesh vajzave në atë gjuhë? Ke fëmijë ti” – u shpreh Roza.

“Me kë gjuhë më? Çfarë të duhet ty, se çfarë kam unë jashtë, o budallaqe femër” – iu kthye Egla Ceno.

“Unë budallaqe femër, imagjino çfarë je ti” – shtoi Roza. Ndërsa Egla Ceno vazhdoi: “O intrigante, o kokëboshe, o kokëqype”.

Gjatë një bisede në oborrin e shtëpisë, Egla i tregoi Bardhit dhe Sarës se ishte prekur nga fjalët Rozës dhe shpërtheu në lot.

“Roza më tha diçka të tmerrshme që më lëndoi shumë. Është shumë plehrë, e paftë Zoti. Ku e di ajo se sa jam përpjekur unë të kem fëmijë” – shprehej Egla, teksa qante.

 

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Masakra e radhës: ky është Izraeli, të vret me bukë në gojë dhe pabesisht
lexo artikullin