logo
Plas sherri mes Rikes dhe Meritonit: “Mos më përmend ndershmërinë”

Plas sherri mes Rikes dhe Meritonit: “Mos më përmend ndershmërinë”

26 Shkurt, 2024
14:01

Meritoni është një banor mjaft i komentuar në rrjet dhe miqësitë e tij brenda shtëpisë së BBV nuk po ecin aspak ashtu sic mund të ishin imagjinuar.

Fillimisht ai ka prishur miqësinë e tij me Romeon dhe shkak për këtë u bë prishja e sfidës nga ana e Meritonit, duke bërë që e gjithë shtëpia të humbiste buxhetin.

Po për të njëjtën arsye është prishur edhe miqësia e tij me Erjolën, ku kjo e fundit mandje e lagu me lëngun e frutave, për shkak të prishjes së sfidës, duke u futur në pishinë.

Përplasje Meritoni ka patur edhe me Bardhin, të cilin gjithashtu e ka konsideruar një mik tepër të ngushtë. Shkak për zënken e tyre është bërë fakti se partneret e tyre janë përfshirë në shumë debate se bashku.

Dhe së fundmi, Meritoni ka prishur marrëdhëniet e tij edhe me Riken, të cilën gjithashtu e njihte dhe kishte mikeshë të afërt jashtë shtëpisë.

Mirëpo, ditën e djeshme, teksa kanë qenë në oborr, dyshja është përfshirë në një debat, ku Meritoni me ironi i është drejtuar Rikes, duke e quajtur “të mirë dhe të ndershme“.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: O sa e mirë dhe e ndershme je ti

Rike: Mos më përmend mua ndershmërinë. Mua do të më përmendësh ti ndershmërinë?

Meritoni: Nuk po të flas për ndershmërinë por mos ma bëj mua lojën kështu..

Rike: Surrati jot më flet për ndershmërinë? Mos gabo të flasësh me mua.

Meritoni: Ik moj mos u kap mbas fjalës ndershmëri ti…

Rike: Mos ma përmend mua dashurinë, shihe ndershmërinë aty ku duhet ta shohësh. Jo tek unë, more vesh? Tërhiqe fjalën. Mua të më përmendësh ti ndërshmërinë? Po ti të kesh turp.

Burimi: blogin.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Futbollisti i njohur Romeo Beckham konfirmon ndarjen nga modelja pas 5 vitesh së bashku
lexo artikullin