logo
Plagosja me armë në Pogradec, Gjykata lë në burg tre të arrestuarit

Plagosja me armë në Pogradec, Gjykata lë në burg tre të arrestuarit

5 Mars, 2024
12:22

Është zhvilluar këtë të martë seanca për masën e sigurisë në gjykatën e Korçës për shtetasit Kristo Lotis, Deisi Meko dhe Alted Jolldashi për ngjarjen e Pogradecit ku pas shkëmbimit të zjarrit mes palëve mbeti i plagosur shtetasi Alted Jolldashi.

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest me burg” për të 3 shtetasit.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në datën 2 mars dhe sipas policisë, gjatë një konflikti me armë dyshohet se ka qenë Alted Jolldashi, që ka qëlluar i pari dhe më pas dy të tjerët i janë përgjigjur.

Por, vëllai i Alted Jolldashi e ka mohuar një gjë të tillë. Ai ka publikuar një video ku tregon se vëllait të tij i dolën në pritë shtatë persona dhe Deisi Meko ishte ai që e qëlloi katër herë duke e lënë të plagosur.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Drift me makinë në “mes” të Burrelit, shoferi e pëson keq (VIDEO)
lexo artikullin