Pjesët e para/ Vllaznia dominon Tiranën, Teuta në avantazh të dyfishtë ndaj Erzenit
Janë mbyllur pjesët e para, në dy sfidat e Superiores, të vlefshme për javën e 26-të në Superiore.
Vllaznia kryeson 2-0 në shtëpi ndaj Tiranës. Golin e parë në “Klasiken” e futbollit shqiptar, e shënoi Juric në minutën e 22-të me kokë. Vlen të përmendet, se shkodranët ishin dominues në 45 minuta, ndërsa shënuan të dytin me Bekim Balaj në fundin e pjesës së parë.
Teuta po fiton gjithashtu 2-0 ndaj Erzenit, në derbi. Lloci në minutën e 28-të dhe Beqja në minutën e 40-të, ishin autorët e golave për durrsakët.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip