Pjesa sekrete në lavatriçen tuaj ku grumbullohen të gjitha papastërtitë!
Një grua e cila njihet në TikTok si @jessiee_marie ka zbuluar një pjesë në lavatriçe ku mblidhen të gjitha papastërtitë nga rrobat. Përmes videos, ajo zbuloi se brenda lavatriçes ekziston një pjesë të cilën mund ta hiqni ku mund të shihni të gjitha gjërat e pista të grumbulluara.
Megjithatë vlen të theksohet se jo të gjitha lavatriçet mund ta kenë në atë vend. Gruaja tha se të njëjtin truk e kishte pare edhe në një video tjetër, kështu që vendosi ta provonte vetë. Me të hapur atë pjesë brenda lavatriçes ajo zbuloi se ishin mbledhur të gjitha papastërtitë. Kështu filloi ta pastronte me kujdes, madje filloi të gërryente edhe disa zona më të vogla.
Ndërkaq, ëse ju ka ndodhur që pas larjes, rrobat tuaja të kenë dalë më të zvogëluara se zakonisht, ekziston një mundësi për të parandaluar këtë. Për të evituar këtë problem, ekziston një buton i fshehur në lavatriçen tuaj të cilin mund ta përdorni. Fillimisht, para se të fusni rrobat tuaja të preferuara në lavatriçe, shtypni butonin për t’i larë ato me ujë të ftohtë; rrobat në shumicën e rasteve tkurren kur i ekspozohen ujit të nxehtë. Gjithashtu mos implementoni cikle të shpejta rrotullimi dhe gjithashtu shmangni opsionin për t’i larguar lagështinë sa më shpejt.
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip