Pesë gjëra që duhet të bësh çdo darkë për të shmangur rrudhat
Fytyra ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm që të ruajë elasticitetin, sidomos pas moshës 25 vjeç kur fillojnë të shfaqen edhe rrudhat e para, pasi trupi prodhon më pak kolagjen.
Megjithatë, nëse çdo darkë i respekton gjithmonë këto pesë rregulla, rininë do ta kesh më shumë vite me vete.
Ja çfarë duhet të bësh çdo natë:
Laje fytyrën mirë me detergjentin specifik për tipin tënd të lëkurës. Nëse nuk e lan fytyrën në darkë, poret do të ngarkohen me papastërti dhe duke qenë të bllokuara, nuk i japin mundësi lëkurës të freskohet.
Shpëlaje me ujë të vakët, sepse kështu zgjeron venat dhe përmirëson qarkullimin e gjakut lirshëm.
Shpëlaje edhe me ujë të ftohtë. Pas ujit të ngrohtë, shpëlarja me ujë të ftohtë është një lloj gjimnastike, sepse e tendos lëkurën dhe e rikthen në gjendjen e mëparshme.
Thaje me peshqir të pastër. Nëse është i ashpër, aq më mirë, sepse peshqiri largon qelizat e vdekura nga fytyra.
Përdor kremin hidratues. Është shumë e rëndësishme që pas larjes të përdorësh kremin hidratues që fytyra të qëndrojë e butë, por edhe të ushqehet me vitamina, si C dhe E, sepse rigjenerojnë lëkurën dhe parandalojnë rrudhat.
Burimi: blogin.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip