logo
Për të gjithë ju që po përballeni me një bllokim kreativiteti…

Për të gjithë ju që po përballeni me një bllokim kreativiteti…

5 Mars, 2024
10:18

Shkencëtarët bien dakord dhe pranojnë se ka një lidhje mes aktivitetit dhe kreativitetit. Sipas Dr.Chong Chen, profesor asistent në departamentin e neuroshkencës në universitetin “Yamaguchi”, Japoni, çdo lëvizje mund të zgjojë mendimet kreative. Në studimin ku ai ka marrë pjesë, “The Effect of Brief Stair-Climbing on Divergent and Convergent Thinking”, tregohet se ka efekte pozitive në lindjen e kreativitetit dhe nxitjes së imagjinatës, edhe kur bëjmë aktivitete që zgjatin thjesht disa minuta, si për shembull ngjitja e shkallëve.

Për të gjithë ju që po përballeni me një bllokim kreativiteti…

Alex Mclntosh, i cili është drejtori kreativ i “Create Sustain”, një kompani konsulence, thotë se kur i duhet një ide kreative dhe kthjelltësi mendore, thjesht vrapon ose ecën jashtë zyrës. “Unë nuk stërvitem, por e ndiej ndryshimin. Kur trupi im ndihet i ngurtë, edhe truri përshtatet me të, ndaj ndihem i bllokuar dhe i frustruar. Ndonjëherë, bëj një ecje të shpejtë për të qartësuar mendjen”.

Hulumtimet kanë treguar se ka dy aspekte kreativiteti. Mendimi divergjent është lidhja mes dy gjërave të ndryshme, të cilat mund të duken në pamje të parë sikur nuk lidhen. Ky aspekt konsiderohet si të menduarit divergjent. Mendimi konvergjent është peshimi i ideve vjen nga një proces mendor i kontrolluar dhe i qëllimshëm.

Për të gjithë ju që po përballeni me një bllokim kreativiteti…

Studimet tregojnë se mendimi divergjent është ai që shpesh njihet si “të menduarit jashtë kornizave” dhe pikërisht kjo lloj krijimtarie nxitet më së shumti nga aktiviteti fizik. Studime të shumta, kanë parë efektet pozitive të sporteve dhe aktiviteteve të ndryshme dhe kanë vënë re se njerëzit me një jetë aktive kanë më shumë krijimtari.

Shumë sfida me të cilat përballemi çdo ditë, duke nisur që nga përpilimi i një plani biznesi, përgatitja e një vakti të shëndetshëm, kombinimi i ditës, apo argëtimi i fëmijëve, kërkojnë kreativitet. “Ne zakonisht e lidhim krijimtarinë me njerëzit që “bëjnë gjëra” artistike, si për shembull piktorë, arktitektë apo poetë”,-thotë Dr. Christian Rominger, studiues i psikologjisë së shëndetit:

Prej kohësh dihet se ushtrimet i sjellin dobi trurit, si për shëndetin mendor, ashtu edhe për funksionin njohës. “Kur kryhet rregullisht, aktiviteti fizik mund të shkaktojë ndryshime strukturore, si rritja e vëllimit të trurit, veçanërisht e zonës në të cilën aspektet njohëse, kujtesa, kontrolli i përqendrimit dhe përpunimit të informacionit”,-shprehet Amir-Homayoun Javadi, ekspert në neuroshkencën konjitive.

Për të gjithë ju që po përballeni me një bllokim kreativiteti…

Por, sigurisht, mund të të duhet pak kohë, ndaj në rastet kur të duhet një ide më shpejt se zakonisht, sugjerohet “ushtrimi akut” (një seancë e vetme ushtrimi), i cili përmirëson përkohësisht qarkullimin e gjakut. Ecja dhe lëvizja do të sjellë oksigjen të freskët në tru dhe nxit proteinat që janë përgjegjëse për rritjen e qelizave të trurit.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

“Cocaine party” në Tiranë/ Gazetarja: Organizohen në vilat luksoze me qira
lexo artikullin