logo
Peja në Qipro synon vendin e parë

Peja në Qipro synon vendin e parë

12 Mars, 2024
13:51

Skuadra kampione e Kosovës në basketboll, Peja, sot zhvillon ndeshjen e gjashtë sezonale ne Ligen Ballkanike.

Ekipi i Rami Hadar është mysafire e AEL-it ne Limasol në duelin që nis në ora 18:30.

Janë pikerisht qipriotet ata të cilet i shkaktuan verdhezinjeve humbjen e vetme sezonale ne Ligen Ballkanike derisa Peja ka edhe 4 fitore.

Ndeshja ne “Karagaq” ishte mbyllur me fitoren e mysafirëve me rezultat 94-84. Katër triumfe ka edhe AEL-i por ata kanë edhe 2 disfata dhe momentalisht renditen në vendin e dytë.

Dueli i sotem është pothuajse percaktues per poziten e parë, e trajneri Rami Hadar as për këtë ndeshje nuk mund të llogaris në të gjithë lojtarët pasi për shkak të lëndimeve mungojnë Lis Shoshi, Meriton Ismaili, Jetmir Zeqiri dhe Kwame Waughn.

Ndeshja AEL – Peja luhet ne palestren “Nikos Solo moni des” në Limasol dhe fillon në ora 18:30.

Burimi: teve1.info

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

E zë zetori poshtë, vdes i moshuari në Dropull
lexo artikullin