PD çon në Kushtetuese ligjin për komisionet hetimore: Ja 5 arsyet pse është rrëzuar!
Opozita ka ankimuar këtë të premte në Gjykatëmn Kushtetuese ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore parlamentare, të miratuara në mënyrë të njëanshme dhe padiskutime nga mazhoranca, të konsideruara si një goditje ndaj opozitës.
Ndryshimet e inicuara nga Partia Socialiste kufizojnë të drejtën e opozitës për ngritjen e tyre dhe vendosin rregulla që i japin mundësi mazhorancës të kontrollojë vendimmarrjen për mbedhjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve. Po ashtu ndryshimet i japin mundësi shumicës të vendosë për mbledhje me dyer të mbyllura gjatë dëshmive në komision, me arsyetimin se publiciteti mund të dëmtojë dëshmitarët ose të dhënat që paraqiten në komision.
Ligji është dekretuar edhe nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, edhe pse deputetët demokratë i kishin kërkuar që ta kthente në Kuvend për rishqyrtim.
Padia është firmosur nga 33 deputetë të opozitës, teksa nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve, deputetja Dhurata Çupi foli për mediat jashtë ambienteve të Gjykatës dhe i bëri thirrje Kushtetueses të jetë në lartësinë e integritetin që përfaqëson.
“I bëj thirrje Gjykatës Kushtetuese të jetë në lartësinë e integritetin që jep posti i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Ju kujtoj se nuk janë strukturë e PS-së por është një institucion që duhet të këtë integritetin e institucionit që përfaqësojnë. Ka një praktikë që i njohin të drejtën pakicës parlamentare si instrument kontrollit të pushtetit ekzekutiv”, – tha Çupi.
Deputetët opozitarë i kanë paraqitur Gjykatës Kushtetuese edhe 5 argumenta pse sipas tyre, këto ndryshime ligjore janë antikushtetuese:
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip