Pas lajmeve se janë ndarë, Xhensila Myrtezaj “thumbon” Bes Kallakun?
Pas lajmit të bujshëm për ndarjen nga Bes Kallaku, Xhensila Myrtezaji ka duket se ka thumbuar aktorin e humorit përmes teksteve të këngëve.
Duke marrë shkas nga fundi i një marrëdhënie disa vjeçare, vështirë që këto rreshta të mos jenë një dedikim i drejtpërdrejtë për Besin.
“Mos ma përmend emrin,
doje me më dhënë ti mbiemrin,
Vet kam për t’ja dal,
jetën ti s’ma ndal…”, thuhet në një prej teksteve të këngës që këngëtrja ka publikuar në “Insta Story”.
Po ashtu ajo ka publikuar pjesë edhe të një kënge tjetër, ku thotë:
“Dhe sa dhimbje do mbaj kjo zemër,
Se ti je dashni e vjetër,
Si ti skam unë dikë tjetër”.
Kujtojmë se çifti më i përfolur i “showbizz”-it përfliten se ka nisur procedurat e divorcit.
Burimi: blogin.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip