Pas gjestit të Meritonit me heqjen e rripit, reagon Romeo: Jam i zhgënjyer me ty…
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Një nga situatat më të komentuara ka qenë lidhur me veprimin e Meritonit, i cili gjatë një debati me Riken hoqi rripin e pantallonave.
Romeo, i cili kujtojmë se është shok jashtë me Meritonin, duket se nuk e ka pëlqyer aspak sjelljen e tij, duke iu shprehur si më poshtë:
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip