Pas daljes nga BBV, reagon për herë të parë Arta Kabashi: Eksperimenti Big Brother më ka dhënë shumë…
Arta Kabashi ishte një ndër banoret e para që iu bashkua shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pas më shumë se një muaji, mbrëmjen e kaluar, këngëtarja e talentuar ka lënë përfundimisht BBV, pas një televotimi të organizuar në spektaklin e të shtunës.
Ndërkohë që ka qenë e ftuar në programe të ndryshme të “Top Channel”, ku ka folur për eksperiencën e saj në BBV, ditën e sotme, Arta ka bërë reagimin e saj të parë në profilin e saj zyrtar të Instagramit.
Artistja është shprehur se eksperimenti i “Big Brother” e ka ndihmuar të krijonte shoqëri të reja, të kryente sfida që nuk mendonte se mund t’i bënte dhe mbi të gjitha ka zbuluar forcën brenda vetes, për të cilin shprehet se nuk e dinte që e kishte.
Burimi: blogin.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip