Partneri mund t’ju tradhtojë edhe nëse keni jetë të mirë seksuale…
Shumë hulumtime janë bërë sa i përket tradhtisë. Ka forma të ndryshme të tradhtisë ku një ndër to është edhe flirtimi me persona të tjera teksa jeni në një lidhje. Sidoqoftë, një hulumtim i ri ka treguar edhe një arsye tjetër se përse partneri mund t’ju tradhtojë. Siç duket, çiftet me jetë të mirë seksuale janë më të prirur ta gjejnë veten në situata të tradhtisë.
Sipas shkencëtarëve, sa më shumë kohë që shpenzoni duke përjetuar orgazma, aq më të prirur jeni të dëshironi më shumë orgazma të tilla. Pas eksperimenteve të ndryshme, hulumtuesit gjithashtu kanë konstatuar se meshkujt me gra joshëse janë më pak të prirur të tradhtojnë sesa gratë që kanë burra joshës.
Për ata që tradhtojnë, duket sikur kjo është koha më e mirë, sepse tradhtia nuk ka qenë kurrë më e lehtë se kaq. Të zbulosh një tradhti nuk është më një ‘problem i madh’. Kjo ndodh për shumë faktorë social dhe personal. Zbuloni duke klikuar në këtë link 5 fakte, nga studime të ndryshme, që ndoshta nuk i keni ditur më parë për tradhtinë.
Pse njerëzit tradhtojnë? Një shumëllojshmëri e gjerë faktorësh mund të nxjerrin në pah një lloj afere. Një studim i 495 njerëzve zbuloi tetë arsye kryesore; zemërimi, vetëvlerësimi i ulët, mungesa e dashurisë, përkushtimi i ulët, nevoja për shumëllojshmëri, neglizhenca, dëshira seksuale dhe rrethanat. Është e rëndësishme të kuptohet se këto arsye lindin brenda tradhtarit dhe janë jo përgjegjësi e partnerit të tradhtuar.
Mbi 40% e çifteve të martuara preken nga tradhtia. Frustrimi në martesë është një shkaktar i zakonshëm, tradhtari mund të bëjë disa përpjekje për të zgjidhur problemet pa dobi. Ndoshta ata kishin mendime të dyta për t’u martuar ose ishin xhelozë për vëmendjen që i kushtohej një foshnjeje të re dhe asnjëri nga partnerët nuk kishte aftësinë për t’i komunikuar këto ndjenja.
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip