Paris 2024: Medaljet e Olimpikeve, me copa nga Kulla Eifel!
Pjesë të simbolit të Parisit, Kullës Eifel, do të mbajnë medaljet për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike 2024 në Paris.
Në prezantimin e medaljeve të enjten, organizatorët shpjeguan se do të kenë seksione gjashtëkëndore të farkëtuara nga hekurishtet prej monumentit.
“Është një mundësi për atletët që të marrin një pjesë të Parisit me vete”, tha Thierry Reboul, drejtor kreativ i Paris 2024.
Këto janë pjesë të trarëve të hekurit dhe pjesë të tjera të Kullës Eifel që u zëvendësuan gjatë rinovimeve. Të gjitha këto pjesë metalike u ruajtën për vite në një magazinë në një vend sekret.
Forma me gjashtë këndote simbolizon Francën, të cilën francezët e quajnë “Gjashtëkëndësh” për shkak të formës së saj në hartë.
Medaljet janë projektuar nga një kompani franceze bizhuterish luksoze me qendër në Paris dhe do të prodhohen nga Mint of France, në 5084 copë.
Ana e pasme e medaljeve olimpike përshkruan, si gjithmonë, perëndeshën Nike që nxiton përpara, me Akropolin në njërën anë dhe Kullën Eifel nga ana tjetër.
Medaljet për Lojërat Paralimpike paraqesin një pamje të Kullës Eifel nga poshtë dhe janë të stampuara në alfabetin braille Paris 2024 – një nderim për francezin Louis Braille, i cili shpiku sistemin e leximit dhe shkrimit për personat me shikim të dëmtuar.
Lojërat Olimpike të Parisit do të zhvillohen nga 24 korriku deri më 11 gusht, ndërsa Lojërat Paralimpike do të zhvillohen nga 28 gusht deri më 8 shtator.
Burimi: tesheshi.com
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip