logo
Pakti PS-PD/ Ndoka: Rama u “detyrua” nga SHBA, po punon për zgjedhje të parakohshme

Pakti PS-PD/ Ndoka: Rama u “detyrua” nga SHBA, po punon për zgjedhje të parakohshme

13 Mars, 2024
15:03

Pas pesë muajsh tensione në Kuvend e në komisione dhe pas bashkimit të dy grupimeve brenda PD-së, dje është arritur pakti i parë mes mazhorancës dhe opozitës. Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka tha në studion e MCN, se ajo se çfarë e detyroi kryeministrin Edi Rama të bëjë hapa përtej janë zarfet diplomatikë nga SHBA-ja.

“Së pari ajo çfarë e tronditi politikën shqiptare është 20 shkurti, aksioni i grupit parlamentar të PD-së e arriti qëllimin për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar dhe të brendshëm. Ajo çfarë e ka detyruar Ramën të bëjë hapa përtej, pasi kemi parë që nuk latohet, ka ardhur nga SHBA-të. Të jemi të qartë, Ramën nuk po përfillim me takime zyrtare, por i dërgojnë zarfet diplomatike, dhe ia lënë sipër tavolinës. Këshilli i Ambasadorëve në SHBA i cili është institucioni më prestigjioz vendosi disa standarde që i referohet së pari administrata e SHBA-ve.” – tha ish-deputeti.

Sipas Ndokës, trysni nuk ka pasur vetëm ndaj Ramës, por edhe ndaj opozitës.

“Ne e njohim Ramën mirë, e dyta është e pafalshme që mos të ndjekim realitetin. Ky Rama që deri dje nuk pranonte nuk ka ndryshuar gjë, ai është lider primitiv që i ka dhënë kosto institucioneve të vendit. Edhe vetë SHBA-të që nuk patën një provë për Berishën për Ramën kanë mjaft, është i shantazhueshëm më shumë se Basha. Për 24 orë mund të shpallet non-grata. Ndryshe bën Kurti, se nuk mund t’i bëjnë presione. Janë urdhrat që merr politika shqiptare në dy krahët. Nuk ka pasur trysni vetëm Rama, por edhe opozita.” – tha ai.

Më tej, Ndoka tha se Rama po punon që të shkojë në zgjedhje të parakohshme në tetor.

“Rama po përpiqet ta shfrytëzojë këtë situatë. Është mjeshtri i intrigave, po punon që të shkojë në zgjedhje të parakohshme në tetor. Është në panik. Në nëntor SHBA kanë zgjedhje. Dhe me gjasa zgjidhet Trump. Ai s’do merret me Ramën, por Sorosi që e mbështet Ramën do të marrë goditje nga Trump dhe kjo është e padiskutueshme e kanë cilësuar një armik të demokracisë në SHBA.” – tha Ndoka.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Shpërthimi i tritolit në zyrën e noteres, si u identifikua Katana dhe miku i tij, Real Zefi
lexo artikullin