logo
“Pafytyrësia e një ministre mjedisi që mbron publikisht shkatërrimin e mjedisit”

“Pafytyrësia e një ministre mjedisi që mbron publikisht shkatërrimin e mjedisit”

3 Mars, 2024
3:02

Deputetja demokrate Ina Zhupa i është përgjigjur ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në lidhje me ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Kumbaro i quajti dritëshkurtër, ndërsa deputetja e PD-së nuk e kursen duke thënë se Kumbaro duhet të dilte në televizione për të lajmëruar dorëheqjen e saj.

“Të gjithë duhet të kemi shumë respekt për botën e biznesit sepse janë ata që investojnë, krijojnë punësim dhe sjellin të ardhura për buxhetin e shtetit. Të anatemosh ata njerëz që investimet e tyre i hedhin në këto sektorë, do të thotë në radhë të parë të jesh dritëshkurtër ose nuk e duan këtë vend. Unë nuk besoj se ka shqiptar që nuk e do këtë vend, kështu që rrimë tek dritëshkurtësia”, tha Kumbaro.

Zhupa pyet nëse janë dritëgjata veprimet e Kumbaros e cila po shkatërron zonat e mbrojtura duke i kthyer praktikisht në toka truall të cilat do jepen falas për oligarkët duke shkatërruar mjedisin dhe ekosistemin e vecante që kanë.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta profesori i njohur shqiptar, Kristaq Berxholi
lexo artikullin