logo
Paditet përsëri, Diddy akuzohet për sulm seksual nga ish-producenti i tij

Paditet përsëri, Diddy akuzohet për sulm seksual nga ish-producenti i tij

27 Shkurt, 2024
10:09

Një padi e re u ngrit kundër Sean “Diddy” Combs të hënën duke pretenduar se ai terrorizoi një nga producentët e tij të muzikës në albumin e tij të fundit gjatë më shumë se një viti.

Padia pretendon se, ndërsa dyshja punonin në albumin e nominuar për Grammy të vitit 2023, The Love Album: Off the Grid, Combs e përqafoi, e ngacmoi dhe kërcënoi producentin, e shtyu atë të konsumonte drogë dhe të “bashkohej” me punonjësit e seksit.

Padia është veprimi i gjashtë i tillë i ngritur kundër Combs, muajt e fundit, dhe i pari që përfshin një paditës mashkull. Producenti, Rodney “Lil Rod” Jones, pretendon se jeta e tij “është ndikuar në mënyrë të dëmshme që nga” 2022, kur ai ra dakord të ndihmonte Combs të shkurtonte këngën e tij të re.

Midis shtatorit 2022 dhe nëntorit 2023, Jones dyshohet se iu nënshtrua ngacmimeve seksuale “të vazhdueshme” nga Combs, i cili ecte lakuriq para Jones duke prekur organet gjenitale të tij.

Ish-partnerja e tij Cassie gjithashtu e ka akuzuar reperin në nëntor të vitit 2023. Ajo pretendon se Diddy e ka përdhunuar gjatë kohës që ishin bashkë, e ka goditur fizikisht dhe për një periudhë kohore i ka kontrolluar çdo aspekt të jetës, duke e izoluar totalisht.

Pas padisë së ish të dashurës së tij Cassie, një tjetër padi tronditëse erdhi nga modelja e një videoklipi të tij, Joie Dickerson-Neal. Ajo pretendon se në vitin 1991, Diddy e drogoi, e sulmoi seksualisht dhe e regjistroi sulmin pa dijeninë e saj, kur ajo ishte studente.

Jane Doe gjithashtu ka akuzuar Sean Combs (Diddy), Harve Pierre dhe një njeri të tretë për përdhunim dhe trafikim në moshën 17-vjeçare.

Burimi: iconstyle.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

FOTO/ Ndërron jetë në moshë të re muzikanti i njohur
lexo artikullin