logo
Ortekë, stuhi me erë dhe rrëshqitje dheu në Itali e Francë…

Ortekë, stuhi me erë dhe rrëshqitje dheu në Itali e Francë…

4 Mars, 2024
17:37

Moti ekstrem ka shkaktuar ortekë, stuhi me erë dhe rrëshqitje dheu në Itali e Francë. Një 16-vjeçar raportohet se ka humbur jetën pasi u godit nga orteku në pistën e skive të Val Passiria në rajonin verior italian të Tirol, pranë kufirit me Austrinë.

Rreziku i ortekëve mbetet i konsiderueshëm në rajon si pas autoriteteve, teksa adoleshenti bëhet personi i dytë që humbet jetën në rrethana të ngjashme javët e fundit, shkruan e përditshmja The Guardian.

Rreth 6,000 njerëz që jetojnë në zonën alpine të Valle d Aosta, në kufi me Francën kanë mbetur të izoluar nga reshjet e dëborës, e cila ka bllokuar gjithashtu një tunel automobilistik, sipas zyrtareve.

Ndërsa në atë që duhet të ishte një sezon i ngarkuar turistësh skiatorë në Francë, meteorologët atje paralajmërojnë për rrezikun e orteqeve në Alpe prej reshjeve të mëdha të rëna të dielën.

Moti ekstrem në këtë pjese të Evropës vjen me një periudhë të pazakontë të ngrohtë në shkurt, thuajse në të gjithë kontinentin.–TheGuardian–

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

“Ballkani i rrezikuar nga Rusia”, Rama: Baza ajrore në Kuçovë element sigurie, së shpejti edhe baza detare në Porto Romano
lexo artikullin