Numri i hapave që duhet të bëni gjatë javës nëse doni të shtoni 3 vite jetë
Bërja e 5000 hapave tri herë në javë për dy vjet mund të shtojë tre vjet jetëgjatësisë së një personi dhe të ulë kostot e kujdesit shëndetësor deri në 13%, tregon një studim i ri.
Botuar nga Vitality dhe London School of Economics, studimi shqyrtoi sjelljet dhe zakonet e një milion anëtarëve të programit Vitality në MB dhe Afrikën e Jugut midis viteve 2013 dhe 2023.
Studiuesit donin të përcaktonin mënyrat më të mira për të formuar dhe mbajtur zakone të shëndetshme gjatë gjithë jetës, si dhe të analizonin shkencën që qëndron pas sesi zakonet e shëndetshme mund të çojnë në jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.
Sipas Vitality, mosbërja e aktivitetit fizik të mjaftueshëm shoqërohet me 5 milionë vdekje të parakohshme çdo vit në nivel global.
Burimi: iconstyle.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip