logo
‘Nuk thuhen këto gjëra’/ Bardhi komenton debatin Sara-Françeska

‘Nuk thuhen këto gjëra’/ Bardhi komenton debatin Sara-Françeska

4 Mars, 2024
16:58

Dy konkurrente të ‘BBV3’, janë përfshirë në debate me tone të larta brenda shtëpisë. Bëhet fjalë për Sarën dhe Françeskën.

Menjëherë në shtëpi mbërriti një zarf i zi dhe televotimi i së martës u anulua. Banorët kanë komentuar më gjatë ngjarjet brenda shtëpisë dhe debatin e dy konkurrenteve, ku Bardhi ka thënë:

‘Ti gjykon i ndikuar. Unë di shumë situata që ju si keni parë edhe mua po më pengojnë. Mua më kanë penguar dhe sjelljet e Rikes shumë kohë, sepse ka ofenduar pa bazë edhe dolën pamjet që ka ofenduar pa bazë. Nuk thuhen këto gjëra o Erjol, se jemi shembuj për njerëzit, jemi 3 milion shqiptarë jashtë duke na parë çdo ditë!’

Burimi: iconstyle.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Tragjedia në magazinën e deputetit Bujar Çela, dëshmia e punonjësit…
lexo artikullin