“Nuk ndihem mirë…”/ Misioni i fshehtë i Eglës dhe Heidit bën merak banorët
Ditë e sotme, Vëllai i Madh i ka dhënë një mision të fshehtë Eglës dhe Heidit, të cilat duhet të nxirrnin jashtë, çdo gjë që nuk ishte pjesë e shtëpisë.
Lidhur më këtë mision, Egla ka menduar që të krijojë një situatë për banorët në shtëpi, në mënyrë që ata të mos e kuptonin misionin e tyre.
Egla ka pretenduar sikur është sëmurë, duke shqetësuar të gjithë banorët.
Ka qenë Heidi, ajo që ka lajmëruar të gjithë banorët që të mblidhen rreth Eglës në dhomën e gjumit, pasi nuk ndihej mirë.
Pjesë nga biseda në dhomën e gjumit:
Egla: Nuk jam mirë, më vjen për të vjellë dhe më merren mendtë.
Romeo: Po shtrihu pak
Egla: Por nuk shtrihem dot se më provokon. Hëngra tortën dhe më duket se nga ajo e kam.
Ndërkohë që të gjithë banorët janë rreth saj dhe të shqetësuar për shëndetin e saj, Heidi përpiqet që të nxjerrë nga shtëpia sendet apo kafshët që nuk janë pjesë e shtëpisë.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip