logo
‘Nuk më intereson a duhen a s’duhen!’ Çfarë qëndrimi mbajti Heidi në debat?

‘Nuk më intereson a duhen a s’duhen!’ Çfarë qëndrimi mbajti Heidi në debat?

12 Mars, 2024
22:13

Edhe “Prime” i sotëm ka nisur me debate të ashpra mes dy protagonistëve të formatit të ‘BBV3’. Bëhet fjalë për Julin dhe Romeon ku ky i fundit pretendon se Juli është përfishirë më tepër se ç’duhet në marrëdhënien e çiftit Romeo-Heidi tashmë të ndarë.

Ku shkak është bërë gjithashtu edhe Heidi e cila nga të dyja palët trajtohet si trofe.

Pjesë nga debati:

Juli: Për sa kohë këta deklarohen të ndarë unë do t’i shoh si lojtarë. Ky s’ka asnjë interes të ndahet për shkak të lojës. Për mua janë lojtarë të veçantë, nuk më intereson a duhen a s’duhen.Po ta ktheni kokën mbrapa e kam ndihmuar këtë lidhje me çdo gjë.

Ledion: Pse shqetësohesh që një konkurrent i barabartë me ty komenton? Nëse e ke lidhjen kaq romantike atëherë siç thotë dhe Juli dil dhe shijoje lidhjen romantike.

Romeo: Në momentin që unë i them Julit më respekto dhe mos e prek këtë gjë, dhe kjo gjë nuk është lojë kur unë me atë jam më i fortë dhe pa atë jam i dobët. Nëse do ishte lojë do të isha me atë.

Ledion: A je me këndvështrimin e Romeos që një lidhje që është krijuar brenda shtëpisë nuk duhet të preket apo je me këndvështrimin e Julit?

Heidi: E para punës, këto të dy kanë pasur probleme me njëri-tjetrin. Në momentin që përmendem unë atëherë flas dhe unë. Unë kam qenë në një situatë konfuze sepse unë këtu nuk po luaj dhe këto ditë fokusi im ka qenë të rregulloj marrëdhënien time me Romeon.

Ledion: Juli si duhet të të shohë si lojtare apo e dashura Romeos?

Heidi: Absolutisht si lojtare.

Heidi: Juli ka ndërhyrë dhe ma ka bërë kokën ‘kaq’ me këtë gjë. Gjërat kanë ndryshuar, por ne të dy tani jemi të ndarë totalisht dhe unë jam një lojtare tani!

Arbër: Për mua Juli është koherent. Askush nuk mund të pengojë një njeri të shprehi mendimin e tij lidhur me një marrëdhënie që është brenda shtëpisë.

Burimi: iconstyle.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

EMRI/ Punonte në një magazinë në Itali, 43-vjeçari shqiptar bie nga çatia dhe humb jetën
lexo artikullin