logo
“Nuk lëpihem para shqiptarëve”- Gani Gërmia “thumbon” banorët e “Big Brother VIP”

“Nuk lëpihem para shqiptarëve”- Gani Gërmia “thumbon” banorët e “Big Brother VIP”

26 Shkurt, 2024
13:55

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP”, Gani Gërmia së fundi ka qenë i ftuar në emisionin “Robi Plaket Kur Don Vet”, ku ndër të tjera ka “thumbuar” fituesin e këtij edicioni, Lumbardhin dhe të dashurën e tij Kader Kicaj.

Ai tha se ka pasur raste ku një banorë është dashuruar 4 herë brenda 2 muajsh në shtëpi, duke nënkuptuar Lumbardhin i cili fillimisht flirtoi me Albën pastaj i shprehi ndjenjat Kader Kicaj, teksa çifti e vazhduan lidhjen edhe pas daljes nga shtëpia.

Aty kam hyrë që të jap show dhe nuk iu dal ndjenjave të mija kurrë, por që të futem unë në “Big Brother” edhe dashurohem për dy ditë që t’iu tregoj popullit shqiptar që unë jam bërë femër. Nëse do kishte ardhur natyrshëm është shumë në rregull, por kam qeë kundër kësaj që të futem dhe të lëpihem para shqiptarëve.

Ka pasur edhe banorë që janë bërë çifte dhe ju uroj fat dhe lumturi gjithmonë, por unë nuk futem për 2-3 ditë aty që të qaj në prime, të shkarravitem dhe të qaj në xhakuzi, nuk i lejoj këto gjëra.

Ke raste dy muaj 4 herë i dashuruar. Me ditar iu fut dhe në fund ia arriti me të gjithë atë lot.”– tha Gania.

Burimi: blogin.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Soni Malaj së shpejti bashkëpunim me këngëtarin e njohur latin, ja synimet e saj pas lancimit të projektit
lexo artikullin