logo
Njihni me Mark Bryan, 64-vjeçari që vesh taka sepse ndihet më i sigurt

Njihni me Mark Bryan, 64-vjeçari që vesh taka sepse ndihet më i sigurt

6 Mars, 2024
11:18

Për më shumë se dyzet vjet, Mark Bryan preferon të veshë këpucë me taka të larta në përditshmëri.  Me origjinë nga Dallasi, Mark jeton me familjen e tij në një qytet të vogël në Gjermani që nga viti 2010. Zakonisht kodi i veshjes në punën e tij është formal, por 9 vite më parë ai tha se ishte i lodhur nga kostumet, ndaj i shtoi pamjes së tij një palë taka të kuqe.

Bashkëpunëtorët e tij bënin shaka se një ditë ai do të vishte fustane, por pak e dinin se Bryan nuk e ka absolutisht problem ta bëjë këtë gjë. Krahas fustaneve, ai shpesh provon edhe funde, të cilat sipas tij janë shumë komode në veshjen e tij, qoftë me xhaketë apo me një top tjetër.

Gjithçka filloi rreth dyzet vjet më parë kur Bryan po takohej me një vajzë që vishte gjithmonë taka. Ai vetë ishte i impresionuar me dizajnin e tyre, gjeti një palë në përmasat e tij, i provoi dhe që atëherë filloi të vishte këpucë me taka në çdo rast që kishte.

“Mbaj mend herën e parë që provova një palë kur isha 21 vjeç dhe të ecja me to ishte shumë komode. Nuk kam rrëshqitur në asnjë moment”.

Takat e larta i japin Bryan më shumë vetëbesim dhe ai argumenton se çdokush duhet ta përjetojë këtë ndjesi, pavarësisht nga gjinia dhe orientimi seksual.

“Nëse ndjej se dikush po më shikon për një kohë të gjatë, do të bëj shaka me ta dhe do të them ‘më bëj një foto nëse dëshiron’ dhe kjo e thyen akullin. Për shkak se jetoj në një vend të vogël, do të marr disa pamje të çuditshme, por ato kurrë nuk më shqetësojnë sepse jam i kënaqur me atë që po bëj”.

E vetmja herë që Marku do të heqë takat është kur duhet të shkojë në fushë për të trajnuar ekipin e tij të futbollit amator.

Burimi: iconstyle.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Sondazhi i TAR/Sarën apo Françeskën, cilën nga banoret mendoni se do të penalizojë zarfi i zi në “BBV3”?
lexo artikullin