Një shekull nga ardhja në jetë: ky ishte Sulejman Pitarka…
Në cilësinë e ministrit të Kulturës, pos atij të Ekonomisë, Blendi Gonxhe ka sjellë në kujtesë rolet e të ndjerit Sulejman Pitarka, një prej monumenteve të aktrimit shqiptar, ku mes figurave të shumta që ka luajtur është dhe ajo e një çami, i vetmi rast ky në kinemanë shqiptare, siç është ai i Çelo Kasapit te “Nxënësit e klasës sime”, luajtur dhe vendosur si personazh pikërisht në Sarandë.
“Ne sot, kujtojmë dhe nderojmë një figurë të shquar të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, aktorin e mirënjohur, Sulejman Pitarka.
Me interpretimet e jashtëzakonshme të dhjetëra roleve, Pitarka i zbuloi publikut thellësitë e karaktereve në mënyrë të paimagjinueshme, duke i bërë këto role të paharruara e të pazëvendësueshme në kujtesën e artdashësve.
Sulejman Pitarka, është nderuar me disa çmime në teatër dhe kinematografi, me çmimin për ‘Karrierën’, Medaljen ‘Mjeshtër i Madh i Punës’, ‘Artist i Popullit’ dhe ‘Qytetar Nderi’ i Dibrës.
Ndër rolet e shumta të Pitarkës kujtojmë: Ballë për ballë – (1979), Gjeneral Gramafoni – (1978), Pas gjurmëve – (1978) Gunat përmbi tela – (1977), Tinguj lufte – (1976), dhe shumë role të tjera aq të dashura për publikun”, shkruan Gonxhe.
Burimi: tesheshi.com
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip