Një ish-fitues dhe një finalist, të shtunën 2 banorë të rinj në BBV3
Dinamikat në shtëpinë e “Vëllait të Madh” sa vijnë dhe po bëhen më intensive.Aventura televizive është në kulmin e saj, teksa surprizat nuk kanë fund.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, këtë fundjavë banorëve do tu bashkohen edhe dy hyrje të reja.Bëhet fjalë për dy ish-konkurrentë të këtij formati, njëri finalist ndërsa tjetri fitues i njërit edicion.
Jetmir Salaj dhe Liam Mandiaro janë dy djemtë që të shtunën do të rinisin edhe njëherë rrugëtimin e tyre në këtë format.Eksperienca e tyre mbetet për tu parë, ashtu sikundër edhe gjithë surprizat dhe te papapriturat që ky emision mbart.
Burimi: lajme.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip