Një i ri nga Egjipti: Pse frigohem se Zoti s’do na pranojë agjërimin
Në shenjë të pakënaqësisë që po përjetojnë egjiptianët për shkak të qëndrimit të turpshëm të regjimit të Sisit ndaj gjenocidit që po kryhet kundër popullit palestinez në Gaza, një i ri egjiptian iu drejtua të gjithëve përmes rrjeteve sociale me një mesazh shumë interesant, duke shprehur frikën se Zoti nuk do t’ia pranojë agjërimin dhe adhurimet e tjera gjatë muajit të Ramazanit, për shkak të vuajtjeve të popullit palestinez në Gaza.
I riu, emri apo identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, tha: “Unë heq dorë para Zotit tonë nga ajo që po ndodh dhe nga ajo që qeveria jonë po u bën vëllezërve tanë në Gaza, nga zyrtari më i lartë deri te zyrtari më i vogël në qeveri. Ne shohim burra dhe gra nga Gaza që ecin në rrugë duke mbajtur eshtrat e fëmijëve të tyre, të tjerë duke ngrënë foragjere kur mund të gjejnë dhe kur nuk e gjejnë, vdesin nga uria ose bëhen skelete, siç shohim në videot që janë në qarkullim”.
I riu egjiptian i zemëruar shtoi: “Adhurimi më i madh është të qëndrosh pranë vëllait tënd në këtë situatë… A do t’i pranojë Zoti lutjet tona ndërsa jemi në këtë gjendje zhgënjimi?” /tesheshi.com/
شاب مصري: اعتبروني عبيط بس أنا خايف إن ربنا ما يقبلناش صوم ولا صلاة بسبب اللي إحنا قاعدين بنعمله في أهل #غزة.. أنا ببرأ من حكومتنا ومن اللي بيعملوه فيهم. pic.twitter.com/CEFYStAPl9
— نون بوست (@NoonPost) March 11, 2024
Burimi: tesheshi.com
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip