Niko Peleshi thërritet nga SPAK
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, paraditen e sotme.
Sipas burimeve pranë SPAK, Peleshi është thirrur për tu pyetur lidhur me hetimet që po zhvillon prokuroria për bazat e ushtrisë. Për të njëjtën çështje, është pyetur më herët dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Megjithatë, ende nuk ka një një konfirmim zyrtar nga SPAK lidhur me arsyen e thirrjes së Peleshit.
As ky i fundit nuk dha detaje lidhur me arsyen e paraqitjes në SPAK pas daljes nga ambientet e prokurorisë. “Isha për çështje të funksionit. S’kam asnjë koment”, tha shkurtimisht ministri për gazetarët.
Me herët, Peleshi ka mbajtur edhe detyrën e zv.kryeministrit ne periudhën 2013-2017.
Gjithashtu, në shtator 2017 – janar 2019, Peleshi ka mbajtur postin e ministrit të Bujqësisë.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip