logo
Ngjarja në Lushnje, Policia jep detaje: Pse ndodhi shpërthimi

Ngjarja në Lushnje, Policia jep detaje: Pse ndodhi shpërthimi

1 Mars, 2024
17:24

Policia e Lushnjes ka konfirmuar 1 viktimë dhe 8 të plagosur nga shpërthimi i ndodhur rreth orës 16:05 te “Rrethrrotullimi i Plasmasit”.

Burime zyrtare nga blutë bënë me dije se në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L.V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

“Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit”, mbyllet njoftimi i bluve.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Ku fshihen paratë e inceneratorit të Tiranës? Denoncimi për 7 raste konkrete
lexo artikullin