logo
Ngjarja me 2 viktima në Korçë, kush është 40-vjeçari i vrarë

Ngjarja me 2 viktima në Korçë, kush është 40-vjeçari i vrarë

29 Shkurt, 2024
0:54

Personi në foto është 40-vjeçari Emiljano Pine alias Jorgo Prifti, i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Korçë.

Ngjarja me 2 viktima në Korçë, kush është 40-vjeçari i vrarë

Autori Ilo Lluka, pasi qëlloi Pinen, vrau dhe veten.

Ilo Lluka ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku Pine ka qenë në lokal duke pirë kafe, dhe i ka kërkuar për të dalë jashtë. Në momentin që ka qenë në porta e lokalit e ka qëlluar disa herë e me pas ka qëlluar veten.

Pista kryesore për të cilën po heton policia ka të bëjë me një çështje pronësie. Babai i autorit të ngjarjes Ilo Lluka bashkëjetonte me nënën e Emiljano Pines. Ka pasur një konflikt pasi, babai i autorit ka dashur që shtëpinë e tij t’ja linte trashëgim djalit të bashkëjetueses, Emiljano Pines.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Maliqi: Të enjten nisim fushatën për zgjedhje të parakohshme në Bashkinë Kuçovë
lexo artikullin