Modelja e njohur Aurela Hoxha prej shumë vitesh jeton në Barcelonë, ku ka tashmë jetën e saj familjare.
Modelja prej vitesh ka celebruar dashurinë e saj dhe është nënë e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Megjithatë, një pjesë e saj është edhe në Shqipëri, ku ajo vjen shpesh.
Në një nga këto udhëtime të shkurtra për në vendin tonë, paparaci i ‘Panoramaplus’ ka mundur ta fotografojë.
E veshur tërësisht sportive, modelja ka qenë së bashku me vajzën, që po e shtynte me karrocë.