Nga emri i vajzës tek xhelozia për njëri-tjetrin, Kiara dhe Luizi i thonë të gjitha
Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli do të bëhen prindër të një vajze.
Çifti shihen gjithmonë pranë njëri-tjetrit të pandarë edhe gjatë angazhimeve të ditës.
Së fundmi Kiara në llogarinë e saj ka zhvilluar një “bisedë virtuale” me ndjekësit e saj ku i është përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve të saj.
Një nga pyetjet ishte se nëse çifti e kanë zgjedhur akoma emrin e vajzës. Kiara thotë se ajo po kërkon dhe shpenzon shumë kohë duke kërkuar në rrjete sociale.
Ajo gjithashtu ka treguar edhe komplikacionet që ka kaluar me shëndetin si shkak i shtatzënisë.
Një tjetër ndjekës pyet: A ka gjasa që Luizit ti bie të fikët gjatë procesit të lindjes?
Këngëtari me doza humori përgjigjet: “Po lind Kiara jo unë”.
Moderatorja ka treguar edhe dëshirën e madhe që ka për të vazhduar emisionin televiziv të modës që dikur moderonte.
Pyetjes se nëse çifti janë zënë ndonjëherë për shkak të xhelozisë ata i përgjigjen me humor duke lënë të kuptohet se ka pasur zënka normale si në çdo çift.
Fansat e tyre mendojnë se Luizi e donte Kiarën më shumë në “Big Brother” dhe këngëtari tha me shaka dhe ironi: “Po prandaj e lash shtatzënë nga që nuk e dua.”
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip