Neda Balluku mbron Heidin dhe akuzon Romeon— e krahason me historinë e “Grande Fratello”
Duket se Neda Balluku, opinioniste e programit të dashurisë “Përputhen”, nuk e ka pritur dhe aq mirë ndarjen e dyshes Heidi-Romeo, romancë e cila u krijua në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Pasi dy banorët konfirmuan ndarjen përfundimisht mbrëmjen e djeshme, Neda ka bërë disa reagime në llogarinë e saj të Instagram-it.
Në postimet e saj në InstaStory, Neda i ka dalë në mbrojtje Heidit, teksa ka bërë një krahasim me një nga banoret e “Grande Fratello”, Frederica Lepanto, e cila ndodhej po ashtu në një situatë si kjo e Heidit ku u dashurua brenda pak javësh me një nga djemtë e shtëpisë dhe më pas ai nisi ta largonte nga vetja.
Megjithatë, në fund Lepanto u shpall fituese edhe pse ju desh kohë të kalonte situatën e ndarjes nga djali që i rrëmbeu zemrën brenda shtëpisë.
Mes të tjerash, Neda u shpreh se Romeo nuk mund ta pranojë që ish-partnerja e tij është lojtare më e fortë dhe ka vendosur ta ndajë pa marrë parasysh sesa mund të ndikojë emocionalisht tek Heidi.
“Përse kur vajza kupton se djali është lojtar më i fortë, e mbështet plotësisht? Dhe përse djemtë nuk bëjnë dot të njëjtën gjë në raste të anasjellta?”, thotë Neda.
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip