Në kërkim për prodhim dhe shitje droge, arrestohet në Tiranë 26-vjeçari
Një 26-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, është arrestuar në Tiranë. I riu, banues në Korçë, u arrestua në në rrugën “Xhon Belushi”.
Në vitin 2022, 26-vjeçari ka trafikuar lëndë narkotike, në qytetin e Korçës.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat, në rrugën “Xhon Belushi”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi D. C.(G)., 26 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në vitin 2022, 26-vjeçari ka trafikuar lëndë narkotike, në qytetin e Korçës.”- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip