logo
Në kërkim për plagosjen në Sarandë, lirohet i arrestuari në Greqi

Në kërkim për plagosjen në Sarandë, lirohet i arrestuari në Greqi

12 Mars, 2024
18:05

I arrestuari nga autoritetet greke për një plagosje në Sarandë, është lënë sërish i lirë.

Jani Bekari është kapur nga policia greke mëngjesin e 22 janarit në Rodos. Ndaj tij, kishte një urdhër ndalimi të lëshuar nga Prokuroria e Thesprotisë pas vendimit të Gjykatës së Sarandës për dënimin e tij me 3.5 vite burg në vitin 2018 për “plagosje e rëndë me dashje”.

Ngjarja për të cilën akuzohet Bekari ka ndodhur në 25 mars 2017 në fshatin Gravë të Bashkisë Finiq, ku Bekari ka dhunuar me grushte e sende të forta një çift bashkëshortësh. Por edhe pse pas kapjes në Greqi, ai u dërgua në burgun e Hanias, sipas mediave greke, Bekari ka lënë qelinë ditët e fundit me vendim të Gjykatës së po këtij qyteti.

Bekari përmes avokatit të tij, ka kërkuar lirimin nga burgu me argumentin se dënimi i dhënë nga Gjykata e Sarandës është parashkruar. Kjo kërkesë është pranuar nga Gjykata e Hanias, e cila ka urdhëruar lirimin e 52-vjeçarit.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

GJKKO lë në arrest shtëpie Berishën, avokati: Prokuroria dhe gjykata nën urdhrat e Ramës
lexo artikullin