Në BBV sot ka një surprizë për një nga banoret më të komentuara! Për çfarë bëhet fjalë?
Sot është “Prime” i radhës i BBV. Sipas “Top-Channel”, sot do të jetë një mbrëmje speciale ku do të festohet 16-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, e ftuar speciale do të jetë Albina Kelmendi.
Nga ana tjetër për Heidin, një nga banoret më të komentuara të këtij sezoni, është rezervuar një surprizë e veçantë.
Gjithashtu, sot do të hapet një televotim për të mësuar se kush janë tre më të preferuarit deri në këtë pikë të lojës.
Një tjetër risi për sot do të jetë nominimi, i cili pritet të vijë me një formulë krejt ndryshe nga herët e tjera.
Të gjitha këto, mbeten për t’u zbuluar sot në mbrëmje!
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip