Nderohen dy regjisorët e kinematografisë shqiptare, Ibrahim Muço dhe Kristaq Mitro!
Në teatrin Petro Marko të Vlorës janë nderuar dy emra shumë të njohur të kinematografisë shqiptare si regjisorët Ibrahim Muço e Kristaq Mitrò. Mbi 13 filma të realizuar së bashku prej tyre ndërsa në skenë ishin edhe aktorët e mëdhenj të skenës shqiptare Raimonda Bulku, Kristaq Skrami, Ndriçim Xhepa, Bujar Asqeriu e Timo Flloko.
Në skenë u përcolën edhe fragmente nga filmat shqiptarë të realizuar nga dy regjisorët e njohur apo edhe pjesë muzikore nga filmat.
Familjarë të dy regjisorëve Muço e Mitrò që tashmë nuk jetojnë me janë ndjerë të vlerësuar për këtë mbrëmje në Vlorë, ndërsa emocione kanë përcjellë edhe qytetarë apo emra të njohur në fusha të tjera në Vlorë.
Pas Dhimitër Anagnostit tashmë në skenën e teatrit “Petro Marko” nderohen dhe vlerësohen dy emra të tjerë të kinematografisë si regjisorët Ibrahim Muço e Kristaq Mitrò. Të cilët duke punuar gjatë gjithë kohës së bashku sollën mbi 13 filma shqiptarë si “Liri a Vdekje”, “Apasionata”, “Dimri i Fundit” e shumë të tjerë duke marrë natyrisht vlerësimet maksimale dhe sjellë në filmat e tyre emra të mëdhenj të aktrimit.
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip