logo
Naomi Campbell në një romancë me miliarderin nga Dubai?!

Naomi Campbell në një romancë me miliarderin nga Dubai?!

1 Mars, 2024
8:54

Supermodelja e njohur Naomi Campbell ka ndezur thashethemet për një lidhje dashurie me milionerin Mohammed Al Turki. Të dy po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë së bashku dhe për herë të fundit janë parë në publik në BAFTA Awards. Sipas një burimi për mediat britanike, modelja së fundmi ka udhëtuar drejt Dubait për të dhe është më e lumtur se kurrë.

Naomi Campbell në një romancë me miliarderin nga Dubai?!

Mohammed është një producent filmash dhe drejtor i Fondacionit të Detit të Kuq.  Pasuria e tij vlerësohet të jetë rreth 200 milionë dollarë. Modelja ka qenë më parë në një lidhje me biznesmenin rus Vladislav Doronin. Ajo ka një vajzë dyvjeçare dhe një djalë tetë muajsh, emrat e të cilëve nuk i ka bërë ende publikë për publikun. Ylli i pasarelave tha se:

Naomi zbuloi së fundmi se varësia ndaj drogës gati sa nuk i mori jetën në kulmin e karrierës së saj në vitet ’90. Ylli legjendar i pasarelave foli hapur për abuzimin e saj në të kaluarën me substanca në serialin e ri dokumentar të “AppleTV+”, “The Super Models”, duke pranuar se ajo u bë përdoruese e kokainës për të përballuar traumën e fëmijërisë dhe vdekjen e stilistit dhe mikut të ngushtë italian Gianni Versace. Ikona e modës tha se bota e saj u trondit kur Versace u vra jashtë shtëpisë së tij në Miami Beach në vitin 1997. Supermodelja britanike luftoi me varësinë e saj ndaj substancave narkotike për pesë vjet, madje u rrëzua gjatë një sesioni fotografik në 1999.

 

 

 

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

“The Sun” i prezanton britanikëve Shqipërinë e peizazheve, historisë dhe çmimeve të lira!
lexo artikullin