Moti në zonat veriore dhe veriperëndimore të territorit Shqiptar, do të mbeten sërish nën dominimin e vranësirave dhe shirave, por me intensitet të ulët, nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, duke gjeneruar herë pas-here pika shiu që do të paraqiten zonat qendrore.
Orët e pasdites, do të sjellin përmirësim të përkohshëm të motit, por gjatë natës sërish pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë sërish reshje në territor.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 21°C vlera më e lartë në rang vendi.