Miqtë tuaj katërputroshë mund ta dallojnë fare mirë nëse ju jeni një person i lig!
Ne e dimë se miqtë tanë katërputroshë mund t’i kuptojnë shprehjet e njerëzve, mund të shfaqin xhelozi, etj. Shkenca ka zbuluar së fundmi se qentë mund ta dallojnë personin e mirë nga personi i keq. Dhe pasi e bëjnë këtë dallim, ata sillen ndryshe me dy personat. Veç kësaj, hulumtimet sugjerojnë se qentë janë të aftë të nxjerrin konkludime për besueshmërinë e një personi varësisht nga përvoja.
Këtë aftësi, qentë e përdorin për ta përshtatur sjelljen e tyre dhe për të parashikuar se çfarë mund të bëjë dikush në situatat e ardhshme. Autori i këtij studimi, Akiko Takaoka, për BBC ka deklaruar se qentë kanë një inteligjencë më të sofistikuar se ç’kemi menduar më parë.
Edhe pse qenit tuaj mund të jenë duke i rënë energjitë, me një trajtim veterinar të rregullt, kujdes dhe ushqim të përshtatshëm, ai mundet ende të bëjë një jetë të lumtur e të shëndetshme. Megjithatë, nuk mund ta injoroni faktin se gjendja fizike e tij do të ndryshojë me kalimin e viteve. Funksione të rëndësishme trupore mund të nisin të mos funksionojnë më së miri.
Ashtu si edhe njerëzit, shqisat e tyre fillojnë të degradojnë duke çuar dobësim të shikimit, dëgjimit, shijimit dhe nuhatjes. Oreksi mund të bjerë dhe qentë shumë të vjetër zakonisht dobësohen duke bërë më të dukshme shtyllën kurrizore dhe brinjët. Përveç racës së qenit, faktorë të tjerë specifik të lidhur me stilin e jetesës si dieta, stërvitja dhe historiku shëndetësor, ndikojnë në jetëgjatësinë e tyre.
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip