Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi paraqitet në SPAK!
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion këtë mëngjes.
Ende nuk dihet se përse prokurorët e posaçëm e kanë thirrur ministrin e Mbrojtjes.
Kreu i dikasterit te Mbrojtjes është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 09:50 të mëngjesit të së martës (5 mars). Mësohet se ai ishte marrë një fletëthirrje për t’u paraqitur në SPAK në orën 10:00.
Më herët, ministri është përballur me institucionet e drejtësisë, lidhur me skandalin e ‘Silicon Mix’, në kohën kur Peleshi ka qenë ministër i Bujqësisë.
Në vitin 2019, Top Channel ka denoncuar se si një sasi e madhe pesticidi me emrin ‘Silicon Mix’ po shitej ne Shqipëri si pleh kimik. Por vetë fermerët e blinin atë për të vrarë inspektet që dëmtonin qershitë. ‘Silicon Mix’ ishte bllokuar nga AKU, por me një udhër të ish-ministrit Niko Peleshi, bllokimi u hoq dhe në treg u shitën 4600 kilogram kimikat. Skandali është evidentuar nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili akuzon ish-ministrin se ka shkelur ligjin.
Kjo është hera e parë që ministri Peleshi paraqitet në SPAK. Niko Peleshi ka mbajtur edhe detyrën e zv.kryeministrit në periudhën 2013-2017. Ndërsa në periudhën shtator 2017-janar 2019 ka shërbyer si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Priten detaje të reja në vijim…
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip