Chelsea mund të ketë një sërë largimesh në merkaton e verës, ku shumica e lojtarëve që priten me valixhe në duar do të jenë ata që kanë më pak minuta.“Blutë” janë të vendosur të përmirësojnë skuadrën e tyre dhe besojnë se duhet të shesin përpara se të blejnë.Chelsea do të jetë në gjendje të shesë një ose dy lojtarë drejt Italisë.
Megjithatë, Milan lakohet si klubi italian që ka vendosur nën shënjestër tre lojtarë nga Chelsea për t’i veshur kuqezi.Milan preferon Benoit Badiashile, Trevoh Chalobah dhe Carney Chukwuemeka. Ende nuk dihet nëse Chelsea do të ulet në bisedime me Milanin për këta tre lojtarë, ose më saktë, nëse do të dëshirojnë t’i shesin përfundimisht.