logo
Meta: Rilindja po shpërdoron paratë, shumëfishon patronazhistët në administratë/ VIDEO

Meta: Rilindja po shpërdoron paratë, shumëfishon patronazhistët në administratë/ VIDEO

2 Mars, 2024
20:18

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaron se Rilindja, në vend që të shpenzojë paratë për investime ndaj qytetarëve, i shpenzon ato duke shtuar patronazhistët në administratë.

Në një postim në FB, Meta shkruan se nga viti 2015 e këtej, qeveria ka shtuar me 87% numrin e punësimeve në adminisratë, duke shtuar patronazhistët.

Shqipëria është një nga vendet që shpenzon më shumë për pagat në administratën shtetërore krahasuar me vendet e rajonit.

Kur flasim për pagat, nuk kemi parasysh thjesht personelin që punon, që shërben, por kemi parasysh edhe armatën e patronazhistëve që janë shtuar, ndërsa popullsia është pakësuar ndjeshëm.

Të dhënat faktojnë një abuzim të qartë të pushtetit vendor të ‘Rilindjes’ me mbifryrjen e administratës.

Nga 19.625 punonjës në qeverisjen vendore në vitin 2015 përpara Reformës Territoriale, numri i tyre arriti në 36.663 në vitin 2022 ose një rritje me rreth 87%.

Në vend që paratë të shpenzoheshin për më shumë shërbime dhe investime për qytetarët, ‘Rilindja’ po i shpërdoron ato për punësime parazite dhe shpërblime për patronazhistët e saj.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Aksident në Elbasan, makina përfundon brenda lokalit/ Plagoset një person
lexo artikullin