logo
Meta i bashkohet Maliqit në fushatën për Beratin: Nuk ka rrugë tjetër, veç fitores!

Meta i bashkohet Maliqit në fushatën për Beratin: Nuk ka rrugë tjetër, veç fitores!

4 Mars, 2024
13:34

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këtë fundjavë që kaloi, ka qenë në Qarkun e Beratit, ku i është bashkuar takimeve që dejtusi politik i Partisë së Lirisë për Beratin, Lefter Maliqi, po zhvillon me banorët e zonës prej disa ditësh.

Meta dhe Maliqi kanë zhvilluar takime me banorët në Kozarë, Perondi, Qereshnik, Ullinjas, Dimal, Kuçovë dhe Berat. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se me Partinë e Lirisë, zëri dhe shqetësimet e banorëve të Beratit do të dëgjohen fuqishëm në Kuvendin e ardhshëm dhe shqetësimet e tyre do të jenë në programin e qeverisjes së ardhshme.

“Partia e Lirisë në Qarkun e Beratit është një forcë e jashtëzakonshme.

I lumtur të takohesha me qindra anëtarë dhe simpatizantë në Kozarë, Perondi, Qereshnik, Ullinjas, Dimal, Kuçovë dhe Berat.

Me Partinë e Lirisë, zëri dhe shqetësimet e banorëve të Beratit do të dëgjohen fuqishëm në Kuvendin e ardhshëm dhe shqetësimet e tyre do të jenë në programin e qeverisjes së ardhshme.
Berati nuk e meriton të jetë i pari për mbylljen e bizneseve të vogla, për rënien e lindshmërisë, për numrin e vetvrasjeve, divorceve dhe aborteve.

As të jetë Qarku i dytë për tkurrjen e popullsisë dhe as i fundit për zhvillimin e sporteve.

Me Partinë e Lirisë, Berati do të çlirojë të gjitha potencialet e jashtëzakonshme që ka për zhvillimin që meriton, sepse ka jo vetem të gjitha resurset natyrore, por mbi të gjitha ka njerëz punëtorë e mendjendritur që meritojnë mbështetje dhe dashuri.” – shkruan Meta.

Po ashtu, lidhur me këto takime ka ardhur një reagim dhe nga drejtuesi politik i Partisë së Lirisë për Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, i cili në një postim në rrjetet sociale shprehet i bindur se nuk ka rrugë tjetër, veç fitores.

“Uragani i fitores fillon nga Qarku Berat dhe nuk do të ndalet në të gjithë vendin!

Takime të shumta entuziaste dhe mbresëlënëse me ish Presidentin, ish Kryeministrin dhe aktualisht Kryetarin e Partisë së Lirisë Z. Ilir Meta; i cili u mirëprit me besim të plotë në Kozare, Kuçovë, Goraj, Qereshnik, Berat dhe Dimal të Qarkut Berat, me Optimizëm, drejt Fitores!

Partia e Lirisë dhe “Opozita e Bashkuar”, do të fitojë në Qarkun Berat dhe në të gjithë vendin! Rrugë tjetër nuk ka! Takime të tjera të mëdha e presin Z. Meta kudo në fshat e qytet me entuziazëm!

Koha për aksion! Mirënjohje! Së bashku deri në fitore!” – shkruan Maliqi.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Zbukurohuni këtë 7-8 Mars me elegancën e aksesorëve Enzo Attini!
lexo artikullin