logo
“Më shkruante për 4-she në hotel”/ Dario Doka flet për Fan Club: Jam gati të përballem me Meritonin…

“Më shkruante për 4-she në hotel”/ Dario Doka flet për Fan Club: Jam gati të përballem me Meritonin…

25 Shkurt, 2024
17:50

Një valë polemikash ka përfshirë rrjetet sociale pasi artisti i njohur i makijazhit, Dario Doka, ka publikuar një seri postimesh në Instagram ku ka ngritur akuza të ashpra ndaj Meriton Mjekiqit.

Në një nga postimet e tij të flaktë, Doka ka shkruar: “Shpifës, injorant, burracak. Harron Meritoni që shkruante për 4-she në hotel, dhe pasi nuk pranova më bëri bllok…ahh që s’jam aty t’ia plas njëherë fytyrës ordiner”.

Këto deklarata vijnë pasi Dario shprehu indinjatën me veprimet e Meritonit dhe Ilnisës, që përmendën indirekt vajzën e Ledjonës në shtëpi, duke e bërë atë të ndjehet keq për mungesën e madhe që ndjen për vajzën e saj të vogël, të cilën e ka lënë jashtë shtepisë.

Por sot, Fan Club në Top Channel ka kontaktuar vetë me Darion në një lidhje telefonike i cili tha se është gati të përballet me Meritonin nëse ai do lidhur me këto deklarata.

“Unë gjërat që them nuk i them për vëmendje, janë të vërteta dhe unë mbaj përgjegjësi për gjërat që them. Ka 5-6 vite që ka ndodhur, nuk po e akuzoj, po them që ka ndodhur, kam folur në kamer me të, por dhe të kisha mesazhe nuk kam pse i nxjerr se janë private.

Nuk pranova të takohem se nuk jam tip që bëj nga këto gjëra dhe më bëri bllok menjëherë pasi refuzova. Jam gati të përballem me të nëse ai e kërkon,” tha Dario Doka.

Stresi i ftuar në Fan Club tha se e beson Darion: “E besoj atë që ka thënë Dario, nuk e njoh fare këtë djalin por nuk del njeri të thotë deklarata të tilla kot”.

Burimi: blogin.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Romeo dhe Sara Karaj njihen jashtë? Roza ngre dyshime: Çne keni folur kaq shpesh…
lexo artikullin