“Më ftoi për orgji”, vëllai i Meriton Mjekiqit kërcënon me padi grimierin
Pas deklaratës së bujshme të grimierit të njohur, Dario Doka vëllai i Meriton Mjekiqit, Rinori, ka deklaruar se do të padisë këdo që konsideron se ka shpifur kundrejt tyre. I ftuar në “Fun Club”, ai tha se ka kontaktuar me avokatin dhe po bëjnë gati paditë në Prishtinë.
“Do ketë padi për secilin që bën deklarata të tilla. Kam folur me avokatin në Prishtinë”, tha Rinor Mjekiqi në “Fan Club”.
Dy javë më parë, Doka publikoi një postim ku zbuloi ftesën e pazakontë të Mjekiqit për seks katërshe.
“Shpifës, injorant, burracak. Harron Meritoni që shkruante për 4-she në hotel, dhe pasi nuk pranova më bëri bllok…ahh që s’jam aty t’ia plas njëherë fytyrës ordiner,”- shkruante ai.
Sakaq, javën e kaluar, i ftuar në studion e “Fan Club”, reperi Arkimed Lushaj nxiti më tepër kureshtjen për këtë histori teksa shtoi se e besonte deklaratën e Darios.
“E besoj atë që ka thënë Dario, nuk e njoh fare këtë djalin por nuk del njeri të thotë deklarata të tilla kot,”- tha Stresi.
Burimi: iconstyle.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip