Mbyllet grupi “AlbKings” që publikonte foto intime të vajzave shqiptare
Grupi me afro 200 mijë persona që titullohej “AlbKings” në rrjetin social Telegram ku në formë të tmerrshme cenohej privatësia e vajzave, është mbyllur përfundimisht.
Në këtë grup, shpërndaheshin foto dhe video eksplicite kryesisht të vajzave dhe grave, të dhëna personale si numri i telefonit, vendbanimi e llogaritë në rrjete sociale.
Meshkujt publikonin edhe pamje gjatë akteve seksuale me to, ku në shumicën e rasteve videot xhiroheshin pa dijeninë e tyre.
Materialet që shpërndaheshin ishin edhe të vajzave nën moshën 18-vjeçare, e në disa raste përdoruesit kanë shprehur frikën në polici për këtë veprim.
Grupi që kishte kryesisht meshkuj, publikonte edhe të dhënat e tyre personale si numrat e telefonit, emrat dhe mbiemrat dhe këto vajza denigroheshin publikisht në rrjetet e tyre sociale nga ky grup i burrave. Në këtë grup janë të shpërndara rreth 30 mijë foto dhe 20 mijë video. Grupi “Albkings” është aktiv që nga nëntori i 2022.
Rasti që u publikua para pak kohësh në redaksinë tonë lidhej gjithashtu me këtë grup, ku dy qytetarë janë munduar cenojnë punën e medias dhe kërcënuar se do të publikojnë të dhënat tona personale në grupin “AlbKings”. Ngjarja tashmë po ndiqet në Prokurori me rrugë ligjore.
Burimi: iconstyle.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip